Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka theksuar se opozita është e vendosur në qëndrimet e saj.
Ajo në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini, tha se pa tërheqjen e marrëveshjeve – Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, nuk do të ketë dialog në mes opozitës dhe Qeverisë së Kosovës.
Ai duke folur për takimin e sekretarit të AAK-së, Blerim Kuçi me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka theksuar se “ne mund të takohemi, por nuk do të thotë që ka filluar takimi në mes pozitës dhe opozitës”.
“Opozita nuk ka thirr protesta, por veprimet që janë parë gjatë ditës së protestës kane qenë veprime të cilat janë bërë ad-hoc prej aktivistëve, të cilët e kanë shprehur revoltën e tyre për arrestimet e deputetëve të opozitës”, ka theksuar Lekaj.
Ai më tutje ka theksuar se nëse është nevoja le t’i arrestojnë të gjithë deputetët.
“Nëse ndodhë që edhe 31 deputetët e opozitës të shkojmë në burg, ne nuk do të ndalemi”.
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë
Çitaku: PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendi...
Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes me S...