Një pako me cigare u ruajt për tri dekada me radhë. Ajo i takon një minatori të Trepçës, i cila nuk u hap asnjëherë, dhe vazhdon të mbetet si një kujtim.
Në këtë pako madje minatori ka shkruar edhe datat 20.02 deri më 28.02.1989, që lidhet me grevën e tyre të madhe, e cila edhe njihet si një nga ngjarjet më të mëdha në vendin tonë, duke shënuar kështu zhbërjen e Jugosllavisë, përcjellë Indeksonline.
Kujtojmë që dje është përkujtuar edhe “Greva e Minatorëve”, ku janë nderuar edhe 30 minatorë.
Para 30 vjetësh minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit./Indeksonline/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...