Në prag të takimit të sotëm të nivelit të lartë politik në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se ishte një takim miqësor e produktiv, të cilin Kurti e filloi duke e falënderuar z. Escobar për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e votimit në fazën e parë të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke e cilësuar atë të arritur meritore të Republikës së Kosovës.
U diskutua për takimin e sotëm, agjendën dhe pritjet, teksa u theksua nevoja e zbatimit të plotë, në mirëbesim dhe pa kushtëzime të asaj që është dakorduar me 27 shkurt në Marrëveshjen Bazë dhe 18 mars në Planin e Zbatimit./Arbresh.info/
Vdes Qerim Gashi, babai i ish-shefit të AKI-së
Pas reagimit të qytetarëve dhe me inciativën e ambasadës, Ha...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Në Dusseldorf të Gjermanisë, shkolla shqipe feston 18-vjetor...
Grealish e humb sezonin shkaku i lëndimit, vjen me postim em...
SBASHK mbështet grevën dy orëshe të organizuar nga Sindikata...