Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, thotë se këto mocione nuk janë herë e parë, dhe ka pasë edhe momente më të rënda.
“Shteti ynë vazhdon të funksionojë,” shprehet Pajaziti, raporton arbresh.info.
Thotë se mocioni i opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës nuk është për t’i përsëritur sukseset e kësaj qeverise si përgjigje ndaj fjalimit të gjatë të kryeministrit, Isa Mustafa, për sukseset e Qeverisë të drejtuar nga ai.
“Ky mocion është se në këtë vend ka ngecje në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës,” shprehet Pajaziti./arbresh.info/