446 euro ka qenë paga mesatare neto në Kosovë në vitin 2022, ndërsa në vitin 2021 niveli i pagës mesatare neto ka qenë 432 euro.
Kjo është nxjerr nga raporti “Niveli i pagave në Kosovë”, publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku theksohet se në vitin 2021 niveli i pagës mesatare neto ka qenë 432 euro.
Me këto të dhëna del se rritja e regjistruar është 14 euro.
Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2022 ishte 473 Euro, derisa në vitin 2021 ishte 419 Euro. Pra, kishte një rritje prej 54 eurosh. Ndërsa, paga mesatare neto ishte 401 Euro, krahasuar me vitin 2021 e cila ishte 376 euro. Pra, një rritje prej 25 euro./Arbresh.info/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...