Koordinatori i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Deçan, Faton Selmanaj, bashkë me avokatin e aktivistin Getoar Mjeku dhe deputetët Fitore Pacolli e Salih Zyba, kanë dorëzuar sot në gjykatë padi kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë — dy institucionet për hidrocentralet që po dëmtojnë Lumbardhin e Deçanit.
Sipas njoftimit të LVV’së, Selmanaj i ka kërkuar Gjykatës Themelore të Prishtinës të pezullojë prodhimin e energjisë që po e shtjerrë lumin, po lë banorët e Deçanit pa ujë për pije dhe ujitje dhe po kanos pasoja të pariparueshme për mjedisin.
Sipas aktivistëve të LVV-së, për të mundësuar operimin e hidrocentraleve, Ministria dhe ZRRE kanë dhënë leje dhe licenca në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet për ujërat, mjedisin dhe procedurën administrative.
Gjykata pritet të vendosë brenda tri ditëve nëse do të shtyjë ekzekutimin e akteve të ministrisë dhe ZRRE-së deri në vendimin përfundimtar për anulimin e tyre.
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë