Kryetari i Aleancës Kosova e Re, (AKR Behgjet Pacolli, ka thënë pas aterimit të tij në Prishtinë se është ndjerë i frikësuar se shteti mund të kryejë “ndonjë akt terrorist” mbi të, andaj vendosi të ateronte në Tiranë.
“Unë herën e parë jam frikësuar prej institucioneve të shtetit tim se mund të kryejnë një akt terrorist në aeroplanin tim dhe kam ateruar në Shqipëri”, u shpreh Pacolli.
“Kam pasur presion të madh. Lojërat politike prej që vendosa të kthehem në Kosovë krijonin presion të madh”, tha ai
Ai, tha se nuk i pëlqeu fare një postim i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ai e ftonte në debat.
“Postimi i zotit Kurti nuk më ka pëlqyer, ku më ka thirrur në konfrontim dhe unë në anën tjetër me policinë. Unë nuk jam kriminel. Çdo punë që e kam bërë për këtë shtet meritoj respekt. Unë jam qytetar i botës dhe kam zgjedhur të jetoj në Kosovë. Këtu dua të vazhdojë jetën dhe këtë të drejt nuk ia lë askujt të ma cenoj”, tha ai./arbresh.info
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...