Pacolli viziton Ugandën, kërkon notën verbale për njohjen e Kosovës

15:03 | 23 Janar 2016
M. A.

Ish-Presidenti i Kosovës njëherësh kryetari  i AKR-së, vazhdon lobimin për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Z. Pacolli nëpërmjet Facebook-ut bënë të dituar se ka udhëtuar drejt Ugandës, me ç’rast është takuar me Presidentin Moseveni në Kampala, për të kërkuar notën verbale për njohjen e Kosovës si shtet nga Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti.

“Në një takim të gjatë dhe miqësor, diskutuam për hapat e mëtutjeshëm në mënyrë që ky shtet të perfeksionojë formalisht njohjen e Kosovës”, shkruan Pacolli në facebook duke thënë së Uganda do ta mbështesë integrimin ndërkombëtarë të Kosovës./Arbresh.info

Ky është postimi i plotë i z. Pacollit në Facebook:

Mbrëmë udhëtova për në Uganda. Arrita në orët e hershme në Kampala, kryeqytetin e Ugandës, dhe menjëherë udhëtova për në vendin e takimit me Presidentin Moseveni, disa qindra km nga Kampalla.

Në një takim të gjatë dhe miqësor, diskutuam për hapat e mëtutejshëm në mënyrë që ky shtet të perfeksionojë formalisht njohjën e Kosovës. Gjegjësisht Ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti ta dërgojë notën e premtuar verbale për njohjën e Republikës së Kosovës.

Një është e sigurt, se Uganda do ta mbështesë integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Diskutuam edhe strategjinë për qasje të përbashkët të Ugandës për Angolën, Afrikën e Jugut dhe Etiopinë ku Presidenti Moseveni gëzon respekt të veçantë. Po ashtu, kemi rënë dakord për një takim të ardhshëm pas Zgjedhjeve Presidenciale të muajit shkurt.

12512605_10156407237475153_7497015125951556240_n 12540875_10156407233115153_2369574362656857846_n

Shpërndaje në rrjete sociale