Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka vizituar ish presidentin Hashim Thaçi në Hagë.
Pacolli me anë të një postimi në Facebook thotë se shpreson që ky proces i pakuptimtë të marrë fund sa më shpejt.
“Dje vizitova Presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Shpresojmë që ky proces i pakuptimtë, i cili bie ndesh me normat juridike dhe humane, të marrë fund sa më shpejt”, shkruan Pacolli.
Ndryshe të enjten Thaçi ishte për vizitë në Kosovë, ku vizitoi babain e tij të sëmurë i cili është i shtrirë në Klinikën Interne në QKUK tash e disa javë.
Vizita e tij në Kosovë u përcollë nga shumë forca speciale./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026