Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka qëndruar sot për një vizitë zyrtare në komunën e Mitrovicës ku është takuar më kryetarin e kësaj komune, Agim Bahtiri.
Gjatë takimit z. Pacolli ka falënderuar dhe vlerësuar punën dhe përkushtimin e kryetarit Bahtiri për rezultatet që po i arrin Mitrovica më qeverisjen e tij.
“Sot me kryetarin e Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri. Më njoftoi se Komuna e Mitrovicës ishte vlersuar si njëra nga komunat me menaxhimin më të mirë në nivel Kosovë nga Auditori i Përgjithshëm. Shpenzimet administrative janë ulur. Ai më njohu me të arriturat në projektet e shumta ekonomike, në arsim, në bashkëjetesën ndëretnike, etj. E falënderova dhe e vlersova si njeri të punës dhe përkushtimit.”shkruan Pacolli në Facebook./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...