Pacolli vizitoi disa korporata të suksesshme në Kosovë

14:39 | 7 Maj 2016
M. A.

Ish-presidenti i Kosovës, z. Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook ka njoftuar se dje ka vizituar korporatën Devolli, korporatën Dukagjini dhe Fabrikën e sapondërtuar të bllokave në Bokshiq të Klinës, duke thënë se ” Dita e djeshme, për mua ishte ditë pune që ia kisha dedikuar Ndërmarrjeve dhe njerëzve të suksesshëm të Kosovës”.

Postimi i tij i plotë:

Një Investim Evropian në Kosovë.

Dita e djeshme, për mua ishte ditë pune që ia kisha dedikuar Ndërmarrjeve dhe njerëzve të suksesshëm të Kosovës.

Me mikun tim, pronarin e Korporatës Dukagjini, Ekrem Llukën, (ishim tërë ditën së bashku) vizituam Fabrikën e sapondërtuar të bllokave në Bokshiq të Klinës, ku vërejta një kulturë dhe kualitet evropian të prodhimit.

Rrugëtimi im vazhdoi drejt Korporatës Devolli.

Gjithmonë kam dashur që ta shoh dikë në të cilin përngjajmë.

Jam shumë i lumtur që këtu gjeta njerëz me ide, rregull dhe disiplinë Evropiane.

Shkëlqim Devolli ishte nikoqiri i pjesës tjetër të ditës së djeshme. Fabrikat dhe ambientet prodhuese të korporatës Devolli ishin ambiente ku dominonte disiplina e kultura e punës Evropiane.

Jam i lumtur që po shoh një përspektivë evropiane në Kosovë, pjesë të së cilës e shoh edhe veten.

Suksese!

Shpërndaje në rrjete sociale