Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, thotë se po merr fyerje të ndryshme në rrjetet sociale.
Madje, Pacolli ka bërë të ditur se po fyhet edhe nga ata persona, të cilëve u ka ndihmuar me shumë para në trajtim jashtë vendit me bursa dhe ndihma të tjera.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rrjetet sociale po keqpërdoren nga disa persona, të cilët nuk ngurrojnë të përdorin gjuhën e urrejtjes me shpifje, fyerje e sharje, shkruan arbresh.info.
“Duke shfletuar se cilët janë këta shpirtra të mbushur me urrejtje, gjeta se adresa është kryesisht e njëjtë.E njëjta fabrikë parapolitike!… Vetëm sot 5 komentues që më fyen, ishin anëtarë të ngushtë të familjeve të cilëve u ndihmoja me shumë para në trajtim jashtë vendit me bursa dhe ndihma të tjera…. Pra, pa vonesë, erdhi “mirënjohja”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Rrjetet sociale janë në funksion të këmbimit të mendimeve, shpalosje idesh, bashkëbisedim dhe KRITIKA TE ARTIKULUARA që na lëvizin përpara. Ka njerëz që shfrytëzojnë anonimitetin dhe degradojnë në gjuhën fyese, e cila përveç derdhjes së frustrimit, nuk shërben për asgjë tjetër.
Në platformat e mia mediatike , ka një shumicë dërmuese që me mirësjellje shpalosë edhe lëvdatën edhe kritikën, por ka edhe të tillë që në mënyrë perverze keqpërdorin platformën që ua kam mundësuar duke perdorur gjuhën e urrejtjës e përcjellur me shpifje, fyerje e sharje të llojllojshme.
Kêtë fenomen të shëmtuar të ofendimit nga anonimiteti e kanë shndërruar në politikën e tyre kryesore dhe bëjnë luftë me rivalët e tyre.
Duke shfletuar se cilët janë këta shpirtra të mbushur me urrejtje, gjeta se adresa është kryesisht e njëjtë.
E njëjta fabrikë parapolitike!
Vetëm sot 5 komentues që më fyen, ishin anëtarë të ngushtë të familjeve të cilëve u ndihmoja me shumë para në trajtim jashtë vendit me bursa dhe ndihma të tjera.
Pra, pa vonesë, erdhi “mirënjohja”.
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada