Kreu i AKR-së dhe njëherësh deputeti i Kuvendi të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me tentativat për të ndikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit për mandatarin e dytë.
Pacolli thotë se kjo praktikë duhet të ndalet, dhe kjo vlen veçanërisht për Presidentin dhe Kryeministrin në detyrë, transmeton portali arbresh.info.
Ish kryediplomati përmendi edhe rastin e tij kur ishte President, që pati respektuar vendimin pa bërë zhurmë.
Shkrimi i plotë:
Shoh shumë deklarata dhe spekulime politike nga të gjitha anët, në lidhje me vendimin e radhës të Gjykatës Kushtetuese. Kjo duhet të ndalet. Kjo vlen për të gjitha palët që tentojnë të ndikojnë, veçanërisht për Presidentin dhe Kryeministrin në detyrë. Gjykata Kushtetuese është një organ i lartë dhe i pavarur dhe nuk guxon të kërcënohet apo të ndikohet nga askush. Është tepër e rëndësishme që të respektohet pa marrë parasysh cili do të jetë vendimi. Unë, si President i vendit, e pata bëra këtë pa zhurmë fare. Ky shembull duhet të ndiqet edhe nga të tjerët./arbresh.info/

Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...