Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ia ka uruar ditëlindjen ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, i cili sot feston 53 vjetorin e lindjes.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka uruar që Thaçi dhe shokët e tij të luftës që po përballen me akuza nga Dhomat e Specializuara në Hagë, të kthehen sa më shpejt faqebardhë në atdheun e tyre.
“Sot dua të uroj ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në ditëlindjen e tij të 53-të. Me shpresën se ai dhe shokët e tjerë do të kthehen sa më parë faqebardhë në familjet e tyre, në atdheun për pavarësinë e së cilës sakrifikuan”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...