Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme ka përmendur disa nga problemet dhe kushtet e vështira që po përballen policët e Policisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se të gjithë që erdhën ne pushtet deri me sot kanë bërë shumë pak për policinë.
Pacolli po ashtu ka përmendur punën e ish- ministrit të MPB-së Flamur Sefaj për përkushtimin që ka pasur ndaj policëve.
Postimi i plotë:
Jemi dëshmitar dhe e shohim sa e vështire është jeta e policëve të Kosovës.
Deri tani cdo kush që erdhi në pushtet bëri shumë pak për policinë.
Ministria e Punëve tē brendshme e ka prioritet dhe ministri Flamur Sefaj pat filluan veprimet per përmirësimin e kushteve për policinë tonë.
Nga fundi i vitit të kaluar me iniciativë të ish ministrit Sefaj, u bënë pagesat shtesë , nje lloj i pagës së 13., ndërsa tani jemi duke hulumtuar mënyrën se si të ngrisim pagat e tyre, sigurimet e nevojshme të jetës, ato shëndetësore dhe juridike.
Është obligim i yni që të përfundojmë edhe ligjin për pensionim të parakohshëm.Policia është institucioni me të cilin mburret e tërë Kosova.
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...
Pas 15 vjetësh, Japonia drejt rindezjes së centralit më të m...
Incidenti me pije, sqarohen Labi dhe Klodi
Gjykata Themelore shqyrton rastin e tre serb të akuzuar për...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj