Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ka takuar presidentin e Guinea Bissau, Jose Mario Vaz me të cilin bisedoi për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, shkruan arbresh.info.
“Në takimin bilateral që zhvillova me presidentin e Guinesë Bissau, z.Jose Mario Vaz, folëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Presidentit Vaz i shpreha falenderimet e mëdha të popullit të Kosovës për mbështetjen e tyre në secilën fazë të avansimit të shtetit tonë. Republika e Kosovës është e përkushtuar që të vendos dhe thellojë marëdhëniet diplomatike me qdo vend të botës andaj jam shumë i lumtur që ne këtë drejtim jemi në rrugë të drejtë. Propagandat e hedhura nga ndonjë fqinj i Kosovës në kurriz të qëndrimit të shtetit të Guinesë Bissau, nuk ishin fare pjesë e diskutimit me presidentin Vaz, i cili pranoi me dëshirë ftesën për të vizituar Kosovën”, shkruan Pacolli në facebook./arbresh.info/

E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...