Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme është takuar me të Dërguarin te Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Pacolli ka thënë se me Palmer kanë biseduar lidhur me dialogun Kosovë- Serbi si dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Sot, në margjinat e Forumit të Bled-it, pata një takim me të Dërguarin te Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Unë e përgëzova z.Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Pacolli.
Ndër të tjera ai shkruan se “normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë me pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim. Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në ShBA, por edhe ShBA duhet të llogarisë tek ne, si partnerë të përkushtuar dhe të besueshëm.”/arbresh.info/

Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...