Ish-Presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Shkëlqesinë e tij Mahmoud Thabit Kombo, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se me ministrin e Tanzanisë kanë bërë biseda të frytshme dhe ndarje përvojash, shkruan Arbresh.info.
“Sonte në shtëpinë time në Hajvali pata nderin dhe kënaqësinë ta mirëpres mikun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Shkëlqesinë e tij Mahmoud Thabit Kombo, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë. Ishte një mbrëmje e veçantë, e mbushur me biseda të frytshme dhe ndarje përvojash. Faleminderit për vizitën dhe shpresoj që të forcojmë më tej marrëdhëniet tona!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026