Pacolli takon komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në vend

14:04 | 30 Janar 2019
M. A.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë Gjeneral-Majorin italian, Lorenzo D’ Addario.

Në këtë takim Pacolli tregon se kanë diskutuar për zhvillimet politike, të sigurisë dhe bashkëpunimin me KFOR-in.

“Sot, prita në rezidencën time, Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral-Majorin italian, Lorenzo D’ Addario. Zhvilluam një takim shumë miqësor, përderisa diskutuam mbi zhvillimet e gjithmbarshme, që po kalon vendi ynë nga ato politike, të sigurisë dhe bashkëpunimin me KFOR-in.

Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës kontributit, që kanë ofruar, po ofrojnë dhe do të ofrojnë edhe në të ardhmen shtetet aleate, partnere dhe mike në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit nacional dhe atij rajonal”, ka shkruar Pacolli. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale