Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në takim, ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie WIllems, me të cilën kanë diskutuar për perspektivën evropiane, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ministri Pacolli ka njoftuar diplomaten holandeze rreth progresit në Kosovë, në veçanti përmbushjen e kritereve që Kosova ka bërë për liberalizimin e vizave.
Në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Me këtë rast, Pacolli ka theksuar nevojën e ngritjes së nivelit të bashkëpunimit edhe në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve.
Ministri Pacolli ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Holandës edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Ky takim i është zhvilluar para vizitës që ministri Pacolli do të zhvillojë më datën 20 qershor në Mbretërinë e Holandës.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...