Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke theksuar se zgjedhjet nuk duhet të shihen vetëm si garë për pushtet, por si mundësi për të garantuar lirinë individuale dhe zhvillimin ekonomik.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka theksuar se sot është dita për t’ia kthyer ekonominë qytetarëve dhe jo politikës, duke nënvizuar se Kosova dhe Shqipëria e kanë arritur lirinë kolektive në aspektin juridik, por ende mungon liria individuale për shumicën e qytetarëve, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Sot Kosova voton!
Te mos votojmë
vetëm për pushtet.
Sot duhet të votojmë për LIRINË
Sot, për Kosovën, është dita për t’ia kthyer ekonominë qytetarëve, jo politikës.
Sot është dita për t’ia kthyer lirinë dhe sigurinë individit.
Kosova dhe Shqipëria kanë arritur de jure lirinë kolektive, por ende nuk e kanë fituar lirinë individuale.
Sot, shumica absolute e qytetarëve nuk janë të lirë të punojnë, të ndërtojnë dhe të zhvillojnë iniciativat e tyre pa u përballur me burokraci, licenca të panevojshme dhe ndërhyrje flagrante politike.
Zhvillimi nuk vjen nga zyrat shtetërore.
Zhvillimi vjen nga individi i lirë, nga puna, guximi, sundimi i ligjit të paanshëm dhe respektimi i parimeve të mbrojtjes së pronës private.
Roli i shtetit duhet të jetë lehtësues, jo pengues; garantues i rregullave të drejta për secilin qytetar. Zbatimi i drejtë i ligjit dhe siguria e investimeve janë nxitësit më efektivë të zhvillimit ekonomik të një vendi.
Monopolet e mbrojtura politikisht dhe vendimmarrja e centralizuar po i mbajnë Kosovën dhe Shqipërinë prapa.
Pa konkurrencë nuk ka inovacion.
Pa trajtim të barabartë të veprimtarëve ekonomikë dhe pa mbrojtje të tyre nuk ka nxitje të ekonomisë private. Pa liri ekonomike nuk ka demokraci reale.
T’ju shkoi dita mbarë dhe urime festat!/Arbresh.info
Florent Hasani vazhdon shkëlqimin tek Boluspori, realizon go...
Partia Guxo: Po ushtrohet presion dhe po kontrollohet vota e...
LDK sot mban konferencë për media
Prokuroria e Shtetit thotë se s’ka të ndaluar për vepra pena...
Kelani: Procesi zgjedhor po vijon pa probleme, kemi angazhua...
Murati: Thirrni edhe akrabanë, le të votojnë të gjithë