Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka quajtur vendim historik kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO.
Përrmes një postimi në “Facebook”, Pacolli tha se sot është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance ushtarake.
“Kërkesa e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO janë vendime historike dhe lidership i dëshmuar që, pavarësisht parimeve të tyre, dëgjojnë vullnetin e popullit për kufij më të sigurt. Sot është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance ushtarake”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...