Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli është zotuar se nëse ai arrin të zgjidhet kryetar i Komunës së Prishtinës ai nuk do të marrë beneficionet që i takojnë me këtë pozitë publike.
“Prej fillimit të fushatës time, unë kam dashur të jap një model të ri të kryetarit që i duhet Prishtinës. Sepse jemi lodhur me politikanë që vetëm flasin dhe nuk veprojnë. Në vend se të marr rrogën nga komuna, ato të holla do t’i investoj në qendrën e inovacionit. Do të jenë investim për rininë – ardhmërinë tonë.
“Me punën time unë kam arritur të krijojë vlerë dhe dobi për veten, familjen time por qindra e mijëra njerëz që punojnë për kompanitë të cilat unë i menaxhoj, prandaj nuk kam nevojë të marrë paratë e taksapaguesve kosovarë për vete”.
Selim Pacolli është i vetmi kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës i cili ka prezantuar planin dhe vizionin e tij për Prishtinën deri në vitin 2020, në të cilin parashihet zhvendosja e Universitetit të Prishtinës në periferi të qytetit, ndërtimi i qendrës më të madhe koncertale – kushtuar artistëve prishtinas, një universitet prej 200 mijë metra katrorë, një stadium të ri i cili plotëson gjitha standardet ndërkombëtare, si dhe 6,000 vende të reja parkimi në Prishtinë./arbresh.info/
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...