Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj vendimit të ministrit të Mbrojtjes të Serbisë Aleksandër Vulin, për rikthimin e statusit të Brigadës 63 Parashutiste dhe 72 të Forcave Speciale serbe, duke thënë se të dyja këto brigada kanë kryer krime të tmerrshme në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.
“Brigada 63 Parashutiste është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 350 shqiptarëve në Gjakovë. Kjo është vazhdimësi e politikës mohuese të Serbisë që është përballur vetëm me heshtjen e komunitetit ndërkombëtar”, shkruan Pacolli në Twitter.
Këtyre dy brigadave në vitin 2006-të iu është ulur grada në batalione.

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...