Drejtori i portalit ‘arbresh.info’, Rrahim Pacolli ka reaguar për vrasjen e policit, Sami Thaçi.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se Thaçi u vra për një Kosovë më të sigurt ndaj kryesit e krimit duhet të dalin para drejtësisë sa më parë.
Pacolli ka shprehur gjithashtu ngushëllime ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë policëve dhe fëmijës që u lënduan mbrëmë në këtë aksion.
“Polici Sami Thaçi ra në krye të detyrës, për një Kosovë më të sigurt ndaj shkelësve të ligjit. Ata të cilët duhet të dalin para organeve të drejtësisë sa më parë. Fajtorët duhet të marrin dënimin e merituar.
Shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, Policisë së Kosovës dhe gjithë qytetarëve sepse kjo ngjarje ka prekur shpirtërisht secilin. Policëve të lënduar dhe një fëmije që pësoi në vendin e ngjarjes i uroj shërim sa më të shpejtë”, thuhet në postimin e Pacollit./arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...