Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli i ka përgëzuar familjarët e Isa Boletinit, të cilët kanë hequr dorë të rivarrosin eshtrat e heroit në Vlorë.
Ai ka thënë se ndihet i lumtur se si një pjesë e shoqërisë civile në Kosovë e Shqipëri nuk e kanë përkrahur vendimin e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës për t’i dërguar eshtrat e Isa Boletinit në Vlorë.
“Jam i lumtur që opinioni publik i Kosovës dhe një pjesë e shoqërisë civile në Shqipëri u deklaruan kundër varrosjes së Isa Boletinit në Vlorë. Tërheqja e një pjese të familjarëve nga ky vendim ishte vepër fisnike. Rëndësia historike e Vlorës aspak nuk do të varfërohet nëse Isa varrosët në Kosovë”, ka shkruar në facebook Pacolli./arbresh.info
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...