Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka përkujtuar Masakrën e Reçakut, duke e cilësuar atë si një nga krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë dhe një plagë që vazhdon të mbetet e hapur në ndërgjegjen njerëzore.
“Reçaku mbetet një plagë e hapur në ndërgjegjen njerëzore”, ka shkruar Pacolli, duke rikujtuar se në janar të vitit 1999 “civilë të pafajshëm u masakruan vetëm pse ishin shqiptarë”.
Sipas tij, kujtimi i viktimave të Reçakut është më shumë se përkujtim, është një thirrje e vazhdueshme për drejtësi dhe të vërtetë. “Kujtimi i tyre është thirrje për drejtësi, për të vërtetën dhe që kjo masakër të mos harrohet kurrë”, ka theksuar Pacolli.
Në përmbyllje të mesazhit të tij, ish-presidenti ka nderuar të rënët me fjalët: “Lavdi martirëve të Reçakut”./Arbresh.info/
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...
Deschamps nuk shqetësohet për Mbappen: Po i ruan golat për K...
Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën Ve...
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli