Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj abuzuesve të fotografive të tij dhe të fëmijëve të tij në platformën TikTok.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se dy llogarit që po keqpërdorin imazhet e tij në TikTok, nuk kanë asnjë lidhje më llogarinë e tij, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, kreu i AKR-së u ka bërë thirrje personave përkatës që t’i fshijnë ato publikime në të kundërtën do të ndërmarr hapa ligjor.
“Kohët e fundit, dikush po abuzon në platformën TikTok duke përdorur dy llogari që nuk kanë asnjë lidhje me llogarinë time. Këta abuzues po përdorin fotografitë e mia dhe të fëmijëve të mi, duke i mbishkruar ato me tekste të pakuptimta. Dua t’i informoj të gjithë miqtë e mi se këto llogari nuk kanë asnjë lidhje me mua dhe i bëj thirrje personave përkatës abuzues që t’i fshijnë këto publikime. Përndryshe, do të jem i detyruar të ndërmarr hapa ligjorë kundër tyre”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë