Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sërish ka përsëritur propozimin për një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila, thotë ai, do ta nxirrte vendin nga kriza aktuale politike.
Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epokën e Re’, Pacolli ka thënë se në krye të kësaj qeverie gjithëpërfshirëse mund të jetë edhe Ramush Haradinaj.
Pacolli ka theksuar se në mungesë të një shumice, të gjithë liderët politikë duhet ta tejkalojnë vetveten, interesin personal dhe të ofrojnë zgjidhje të pranueshme.
“Të gjithë duhet të tërhiqemi nga pozicionet fillestare dhe të gjejmë zgjidhje e cila do t’i shërbente interesit shtetëror të Kosovës”, është shprehur Pacolli.
Ai ka thënë se në një qeveri me bazë të gjerë, AKR’ja do të ofrojë votat, por do të tërhiqet nga çfarëdo pretendimi për të marrë nën drejtim poste ose pozicione politike.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...