Pacolli: Pse Qeveria e Kosovës nuk kërkon transparencë për ngjarjet në Kumanovë?

16:17 | 21 Maj 2015
M. A.

Presidenti i AKR-së përmes një postimi në facebook ka thënë se njerëzit që u vranë në Kumanovë, nuk ishin për llogari të qeverisë së Kosovës, por me bindjen e tyre individuale.

Ja postimi i plotë i Pacollit:

BOLL ME KOMPLEKSIN E FAJIT TË QEVERISË SË KOSOVËS PËR NGJARJET NË KUMANOVË!

Deri më tash për ngjarjen e Kumanovës ka patur errësirë dhe s’kemi ditur as emrat e të vrarëve që janë shtetas të Kosovës. Sot kur ne dimë më shumë, ne i ngushëllojmë familjet e tyre për dhimbjen e thellë nga kjo humbje tragjike. Nëse gjaku i tyre do të shërbejë për t’i çuar para proceset e avansimit të statusit të shqiptarëve të Maqedonisë, atëherë ai gjak, pavarësisht rrethanave, nuk ka shkuar kot!

Por ka një gjë që duhet të potencoj: njerëzit që u vranë në Kumanovë, nuk ishin për llogari të qeverisë së Kosovës, por me bindjen e tyre individuale. Ndaj qeveria s’ka pse të tregojë komplekse faji ndaj Maqedonisë. Janë disa elementë që e tregojnë këtë.

Pse qeveria jonë nuk kërkon transparencë për çka ndodhur në Kumanovë? Po e kërkon mbarë bota, po e kërkon Shqipëria, pse jo Kosova që kishte shtetasit e vet atje?

A kanë patur dijeni kryeministri dhe presidentja për përgatitjet e këtij grupi? AKI thotë se i ka njoftuar institucionet. Cila është e vërteta?Pse nuk po tregoni cka ndodhi?

Ngjarja e Kumanovës nuk është e largët gjeografikisht dhe ne si qeveri duhet të bëjmë fushatën tonë informuese në botë.Përndryshe letra absurde e Presidentit Ivanov që fajson shtetet fqinje, pra dhe Kosovën ka bërë efekt.

“Maqedonia ka barazuar fjalën terrorist me fjalën shqiptar, “tha kryeministri Rama që e lidhi hyrjen e saj në NATO me respektimin e marrëveshjes së Ohrit. Ne si Kosovë duhet të reagojmë edhe më fort diplomatikisht kundër kësaj loje jo thjesht maqedonase që ka mobilizuar Serbinë, Rusinë kundër nesh. E gjitha kjo fushatë mund të vonojë integrimin tonë në organizatat botrore relevante!

Shpërndaje në rrjete sociale