Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli vizitoi sot fabrikën e dyerve dhe dritareve ‘Dardania Model’ në Ferizaj.
Gjatë kësaj vizite Pacolli u njoftua me punën e kësaj ndërmarrjeje.
Pacolli tha se ne Kosovë mungon kreativiteti, idea dhe investimet. Sipas tij privatizimi është ngecja kryesore në ekonominë e vendit, shkruan arbresh.info.
‘Privatizimi ka shkatërruar ekonominë e Kosovës”, u shpreh Pacolli.
Ndërsa Pronari i fabrikës Imri Sopa i tregoi Pacollit për procesin e punës në këtë fabrikë. Ai tha se fabrika ‘Dardania’ merret me prodhimin e dyerve, dritareve dhe kuzhinave dhe ka një numër të madh të punëtorëve.
“Është veprimtari familjare. Përveç Kosovës ne eksportojmë edhe në tregun e Zvicrës. Kjo fabrikë është që nga viti 2005 dhe vlera e eksportit arrin rreth 1 milion e 300 mijë euro./Arbresh.info.

Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...