Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka mirëpritur sonte për iftar në shtëpinë e tij kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Pacolli përmes një videoje të ndarë në llogarinë e tij në “Facebook”, tha se ishte një kënaqësi ta priste Abazoviqin bashkë me ministrat e tij dhe delegacionin përcjellës.
Gjithashtu bashkë me Abazoviqin ishin edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, Agim Shahini, si dhe miq tjerë të biznesit kosovar.
“Në iftarin e 23-të pata kënaqësi të mirëpres sonte në shtëpi Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq me ministrat e tij dhe delegacion përcjellës, Kryetarin e Komunës së Prishtinës Pëparim Rama, përfshirë edhe miq tjerë të biznesit kosovar, në krye me mikun tim Agim Shahinin. Kryeministrin e falënderova edhe për vizitë, dhe për përkrahjen e tij ndaj Kosovës. Është krenari kur shohim shqiptarët të avancuar në pozita të larta shtetërore në shtetet fqinj”, ka shkruar i pari i AKR-së./Arbresh.info/
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...