Zëvendës-kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim pune Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kroacisë.
Në kuadër të këtij takimi, kryediplomati kosovar, Pacolli, fillimisht i ka informuar parlamentarët kroat me mbarëvajtjen e zhvillimeve të përgjithshme të vendit si brenda ashtu edhe jashtë.
“Në vazhdim, të dyja palët kanë vlerësuar nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit në mes dy shteteve në nivelin dy-palësh dhe shumë-palësh, ndërkohë që është shprehur përkushtim dhe vullnet reciprok për zgjerim dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen dhe në të gjitha fushat e interesit”, thuhet në komunikatë.
Delegacioni kroat ishte në përbërje të, Dr. Domagoj Ivan Milošević, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Davor Ivo Stier, Anëtar, Joško Klisović, Anëtar dhe znj. Jelena Špiljak, Sekretare e Komisionit.
Trump do të lëshojë në qarkullim një monedhë ari 24 karatësh...
Qeveria e Shqipërisë shpall zonat e reja me përparësi zhvill...
Kosova mposhtet nga Bosnja në hendboll, zbehen gjasat për ku...
Mbi 20 masa ndëshkuese nga inspektimet në dy ditët e fundit
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës