Nëntë vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është njohur nga gjithsej 114 vende të botës. Zyrtarisht Afganistani është vendi i parë që njohu Kosovën teksa i njohja e fundit figuron të jetë ajo e 1 marsit 2017, nga Bangladeshi.
Ministri i sapozgjedhur i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një prononcim për Indeksonline është deklaruar lidhur me procesin e njohjeve të pavarësisë së vendit.
Sipas Pacollit, viti 2017 do të përfundojë me njohje të disa vendeve tejet të rëndësishme për Kosovën.
Madje Pacolli ka shtuar se njohja e këtyre vendeve do të jetë shumë progresive për vendin.
“Jemi duke punuar në të gjitha fushat dhe unë besoj se viti do të përfundojë me suksese të mëdha apo të konsiderueshme në aspektin e njohjeve për Kosovën. Nuk mund të flasë për vende, por ju garantoj se janë vende shumë të rëndësishme të cilat do ta njohin”, ka thënë Pacolli.
Po ashtu Pacolli ka theksuar se në MPJ, është duke u punuar intensivisht lidhur me arritjet sa më të mëdha të këtyre njohjeve.
“Jemi duke punuar me një intensitet shumë të madh dhe jam i lumtur që MPJ-ja ka marrë rrugën e vet dhe po ecim me një shpejtësi të konsiderueshme dhe i kemi përpara edhe njohjet dhe jemi duke kontaktuar me disa shtete. Viti do të mbarojë me disa njohje tejet të rëndësishme”, ka shtuar Pacolli.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...