Zëvendëskryeministri dhe ministër i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur në takim Shkëlqesinë e Tij Z. Ali Bin Hamad Al Marri, Ambasador i Shtetit të Katarit në Tiranë, jo-rezident në Kosovë, i cili ia prezentoi edhe kopjet e letrave kredenciale.
Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve./Arbresh.info/
Postimi i plotë i Pacollit:
Pata nderin të mirëpres sot në zyrën time Shkëlqesinë e Tij Z. Ali Bin Hamad Al Marri, Ambasador i Shtetit të Katarit në Tiranë, jo-rezident në Kosovë, i cili më prezentoi edhe kopjet e letrave kredenciale.
Me Ambasadorin Al Marri biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve tona, dhe njëherit e falënderova për ndihmën që Shteti i Katarit ka dhënë dhe vazhdon të japë për Republikën e Kosovës.
E informova Ambasadorin Al Marri për planet për hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, dhe interesimin e Kosovës për t’i thelluar edhe më tutje marrëdhëniet tona.
Mora premtim se Katari do ta ndihmojë Kosovën edhe në marrjen e njohjeve nga disa shtete, dhe përmes Ambasadorit Al Marri ftova Shkëlqesinë e Tij Z. Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme që ta vizitoj Kosovën.

48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje