Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli po merr pjesë në konferencën Pranverore 2025 të Grupit të Bankës Botërore (WBG) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Uashington.
Gjatë qëndrimit atje, Pacolli është takuar me presidentin 88-vjeçar, Olusegun Okikiola Obasanjo. Pacolli tha se kanë pasur një bisedë shumë të frytshme dhe plot ngrohtësi.
“Në kuadër të Konferencës Pranverore 2025 të Grupit të Bankës Botërore (BG) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Uashington, pata kënaqësinë dhe nderin të jem nikoqir i një darke të veçantë me ish Presidentin legjendar 88-vjeçar, Olusegun Okikiola Obasanjo, një prej figurave më me ndikim dhe më të respektuara të kontinentit afrikan. Patëm një bisedë shumë të frytshme dhe plot ngrohtësi, dhe mezi pres që këtë verë ta mirëpres në vendlindjen time”, shkroi Pacolli në Facebook./Arbresh.info/
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...