Kreu i AKR-së, z. Behgjet Pacolli ka thënë se po bien maskat e fundit të qeveritarëve ku sipas tij ata vetëm po ia hedhin fajin njëri-tjetrit, transmeton arbresh.info.
Ai përmes një statusi në facebook ka shkruar se qeveria po mundohet që për dështimin e liberalizimit të vizave t’ia hedh fajin mos ratifikimit të Demarkacionit me Malin e zi në Kuvend.
Ai mes tjerash e përmend edhe kryeparlamentarin duke e quajtur banale mënyrën se si ai u mundua ta kamufloi një informatë rreth demarkacionit.
Ky është postimi i plotë i z. Pacolli:
Po biejnë edhe maskat e fundit..
Të dashur miq,
Si edhe keni mundur ta shihni, Qeveria po mundohet që fajet për dështimin e marrjes së liberalizimit të vizave t`ia hedhë mos ratifikimit të demarkacionit me Malin e zi. Madje në këtë lojë ndërhyu edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili u mundua të kamuflojë një informatë banale duke thënë ndër të tjera që Mali i Zi do ti shkruaj BE-së duke i thënë që ta lirojë Kosovën nga ky obligim.
Kjo ishte një gjë absurde sepse Mali i Zi asnjëherë nuk do ta bënte atë. Ishte thjesht një tentativë për mashtrim dhe për të arsyetuar dështimin real që pushteti nuk arriti të kryente obligimet e veta për të përfituar liberalizimin e vizave.
Tani po flitet edhe për keqperdorimin e Buxhetit në qarqet qeveritare… Shumë keq!!!
Pra, kanë rënë krejt maskat dhe mbetet praktikisht vetëm që qeveritarët t`ia lënë fajin njëri tjetrit.
Ata që në fund po e pësojnë janë qytetarët e ndershëm të Kosovës të cilët mbesin njerëzit më të izoluar në Evropë. Pushtetarëve tanë nuk u bëhet fort vonë për liberalizim të vizave. Ata i kanë mundësitë që të udhëtojnë.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...