Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar për incidentin e presidentes, Vjosa Osmani në aeropirtn e Shkupit të Maqedonisë së Veriut.
Pacolli në një postim në Facebook ka shkruar se, presidentja Presidentja, si person me imunitet diplomatik, nuk është ASPAK fajtore për atë që ka ndodhur.
Sipas Pacollit, faji kryesor i takon stafit të presidencës, që shpesh është i mbipopulluar, i panevojshëm dhe jo profesional dhe gjithmonë arrogant, raporton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në përgjigje të shumë pyetjeve që më janë parashtruar sot lidhur me incidentin në aeroportin e Shkupit, dua të theksoj shkurt se;
Presidentja, si person me imunitet diplomatik, nuk është ASPAK fajtore për atë që ka ndodhur. Ajo nuk organizon e as qe duhet të organizoi tranzitimin në një aeroport të tretë, kështu që Presidentes i’u është imponuar çdo gjë që ka ndodhur.
Po ashtu, edhe personeli i sigurisë në aeroportin e Shkupit nuk është fajtor; ata kanë detyrën të garantojnë siguri të plotë për çdo pasagjer që udhëton me aeroplan.
Faji kryesor i takon stafit të presidencës, që shpesh është i mbipopulluar, i panevojshëm dhe jo profesional dhe gjithmonë arrogant. Ky staf ka dështuar sërish në facilitetin e kalimit të presidentes në mënyrë dinjitoze në këtë pikë kufitare aeroportuale./ Arbresh.info/
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...