Është miratuar Projektligji për Pandeminë Covid-19 në Kuvendin e Kosovës.
E këtë gjë e ka mirëpritur deputeti dhe njëherësh presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se duhej të ishte operativ prej kohësh, shkruan portali arbresh.info.
“Që moti, që kur u propozua, e kam mbështetur miratimin konsensual të projektligjit Anti-Covid me Nismën e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Ndaj jam i inkurajuar nga fryma bashkëpunuese e krejt grupeve parlamentare të shumicës dhe opozitës. Pandemia duhet adresuar me mjete të reja lufte dhe ndaj ky ligj duhet të ishte operativ prej kohësh. Është nga ato momentet kur ne i dëftejmë pjekurinë tonë qytetarëve tanë, miqve perëndimorë, pse jo dhe atyre që nuk ja duan të mirën Kosovës. Uroj që kjo frymë të vijojë dhe për ligje të tjera, për Dialogun me Serbinë, për qendrimin ndaj Gjykatës speciale, etj”, thuhet në shkrimin e Pacollit.
Kujtojmë se projektligji u miratua me 77 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim./arbresh.info/
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...