Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur mbi arrestimin e sotshëm të këshilltarit të kryeministrit, Srdjan Jovanovic nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjenca serbe.
Pacolli ka thënë se më këtë Serbia tregon se nuk njeh parimet themelore të qytetarisë.
Tutje Pacolli ka thënë se do të kërkojnë nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd të monitorojnë këtë rast.
“Do t’i kërkojmë Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, të monitoroj këtë rast, dhe në rast se Jovanoviç keqtrajtohet, në shenjë proteste ndaj këtij shteti, do të shohim mundësinë e mbylljes sê përkohshme të prezencës sonë diplomatike në Serbi”, ka shkruar Pacolli në facebook.
Postimi i tij i plotë:
Serbia po vazhdon me fushatën e terrorit mbi qytetarët e Republikës së Kosovës, duke i ndalur dhe keqtrajtuar në pika kufitare apo brenda territorit të saj. Arrestimi i sotshem i Këshilltarit të Kryeminstrit, Srdjan Jovanoviç, nga autoritetet e sigurisë dhe intelegjenca serbe, tregon që Serbia nuk njeh parimet themelore të qytetarisë.
Ky regjim jo demokratik, i arreston serbet i Kosovës, sepse mendon që fakti se ata janë serbë, i bënë me automatizëm edhe shtetas të saj. Është pikërisht kjo logjike primitive, sipas së ciles serbet kudo në botë i takojnë Serbisë, ajo e cila e ka shtyrë këtë vend në luftra dhe konflikte me popuj dhe vendet tjera.
Do t’i kërkojmë Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, të monitoroj këtë rast, dhe në rast se Jovanoviç keqtrajtohet, në shenjë proteste ndaj këtij shteti, do të shohim mundësinë e mbylljes sê përkohshme të prezencës sonë diplomatike në Serbi.
Është e qartë që mungon trysnia nga Bashkimi Evropian mbi këtë vend, dhe edhe përkushtimi për procesin e normalizimit!
Statuja e Adem Jasharit vendoset në oborrin e një shkolle në...
Përditësohen vlerat e skuadrave të Superligës në Transfermar...
Zbardhen dokumente të tjera, Trumpi udhëtoi të paktën 8 herë...
KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim v...
Shemi i ‘Ilirëve’ varroset nesër në varrezat në Arbëri në Pr...
Larry Thomas largohet nga Ylli