Ish-ministri u Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka mbështetur Kroacinë, ku uroi që të mos ketë më viktima dhe lëndime, teksa tha që Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet të jenë gati për të ndihmuar Kroacinë.
“Një tërmet i fortë ka goditur Kroacinë, mëngjesin e sotëm. Mendimet tona janë miqtë tanë kroatë. Ngushëllimet e mia për familjen e viktimës dhe shpresoj që të mos ketë më viktima dhe lëndime. Forcat e Sigurisë së Kosovës duhet të jenë gati për të ndihmuar Kroacinë”, ka shkruar Pacolli.
Tërmeti goditi fuqishëm Zagrebin, dhe deri më tani një 15-vjecar është gjendur pa shenja jetë nën rrënoja të një ndërtese.

Ndërpritet uji në disa pjesë të Gjakovës, KRU “Gjakova” del ...
Trump: Republikanët duhet të marrin kontrollin e zgjedhjeve ...
Reshjet e borës shkaktojnë kaos e bllokime rrugësh, të paktë...
Zbulimet e reja për Epstein, mbyllet fondacioni i Sarah Ferg...
Osmani rikthen fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është z...
Sulmohen qytetet ukrainase