Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shtrënguar duart me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo pas një foto familjare gjatë takimit të Koalicionit Global për Mposhtjen e ISIS-it, në Departamentin e Shtetit, të mërkurën më 6 shkurt, 2019 në Uashington, shkruan arbresh.info.
Përmes një postimi në facebook, ministri i jashtëm Behgjet Pacolli ka thënë se rrugëtimi i Kosovës në botë është i mundur vetëm me SHBA-në.
Ai ka shprehur mirënjohje për sekretarin amerikan, Pompe, për çdo gjë që ka bërë për Kosovën.
“Miqësia e përhershme me SHBA-në ka qenë dhe mbetet bekim për Republikën e Kosovës. Rrugëtimi i Kosovës në botë është i mundur vetëm me SHBA-në. Kosova gëzon status të privilegjuar kudo ku në krah ka shtetin më të fuqishëm në botë. Mirënjohje sekretar Pompeo për çdo gjë që bëni për Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Pacolli.
Krijimi i Ushtrisë së Kosovës në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngrit ndjeshëm kapacitetet e vendit tonë në ndërtimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt
Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në adresimin e tij para rreth shtatëdhjetë ministrave të jashtëm nga e gjitha bota, që përfaqësonin vendet e tyre në ministerialin e Koalicionit Global kundër ISIS-it, që po i zhvillon punimet në Uashington D.C./Arbresh.info/

Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga