Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka ndarë një reflektim personal në rrjetet sociale, duke theksuar se pas çdo suksesi ka shumë mund dhe përpjekje që shpesh nuk duken.
Ai shkruan se, ndonëse mund të duket se arritjet e tij kanë ardhur lehtë, realiteti ka qenë krejt tjetër: ka pasur shumë sakrifica, rënie dhe plagë që nuk janë parë, por që kanë dhembur thellë.
Pacolli thekson se ka pasur momente kur ka menduar të dorëzohet, por ka vazhduar përpara, duke mësuar të ecë vetëm, edhe kur nuk ka pasur duartrokitje.
Postimi i plotë:
Duke udhëtuar sot, më lindi një mendim që s’munda ta mbaj vetëm për vete…
Ndoshta ndonjëherë kam lënë përshtypjen se gjithçka ka ardhur lehtë. Pa lodhje, pa net pa gjumë, pa dyshime.
Por realiteti është krejt tjetër.
Pas çdo suksesi ka përpjekje që nuk duken. Ka rrëzime pa dëshmitarë. Ka plagë që nuk shihen, por dhembin fort. Ka momente kur doja të dorëzohesha, por s’e bëra. Sepse mësova të ec vetë, edhe kur nuk kishte duartrokitje.
Shumë duan suksesin… por pak janë gati për rrugën që të çon atje.
Ndaj po jua them sot: Suksesi nuk është ajo që postojmë. Është ajo që mposhtim brenda vetes, çdo ditë./Arbresh.info/

Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...