Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja në drejtim të Kadri Veseli.
Pacolli tha se lufta e popullit të Kosovës për liri, nën ombrellën e UÇK-së është e shenjtë dhe e lavdishme.
Postimi i plotë:
Lufta e popullit të Kosovës për liri, nën ombrellën e UÇK është e shenjtë dhe e lavdishme. Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si njëri ndër bartësit e saj, dinjitetshëm do të dalë nga ky proces i pakuptueshëm për ne. Agresori ka qenë shteti serb që ka kryer krime ndaj civilëve. Drejtësia do të triumfoj pa marrë parasysh përpjekjet për dëmtimin e shtetit të Kosovës.
Unë sot, solidarizohem me Kadriun dhe luftëtarët e UÇK-së tonë./arbresh.info/
Lajmi i Fundit: Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza nga Specialja
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...