Biznesmeni kosovar, Rrahim Pacolli, ka bërë thirrje që sa më shpejt të mbahet seanca e Kuvendit për votimin e presidentit të vendit, në këtë rast Vjosa Osmanit.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se një gjë e tillë është në interes të vendit, pasi me zgjedhjen e presidentit Kosovës do t’i hapen rrugë shumë proceseve të rëndësishme, përfshirë edhe liberalizimit të vizave.
“Parlamenti i Kosovës duhet të mblidhet këtë javë dhe të zgjedhë pa vonesa presidentin e vendit, në këtë rast Vjosa Osmanin. Është interes i Republikës së Kosovës që presidenti të votohet dhe t’i hapen rrugë shumë proceseve të rëndësishme politike, sikur që është vendimi për liberalizim të vizave për Kosovën. Vonimi, duhet ta kuptojë secili, se është në dëm të qytetarëve”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...