Pacolli- Opozitës: Pse nuk e testojnë veten për të garuar për President

20:28 | 25 Janar 2016
M. A.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli adreson një mori pyetjes drejt opozitës së bashkuar në lidhje më zgjedhjen e Presidentit të Kosovës nga populli.

Ai përmes Facebookut pyet se pëese opozita  nuk kërkon llogari për harxhimin e parave të shtetit për punën e komisionit kushtetues që duhet ta miratonte zgjedhjen popullore të kreut të shtetit? /Arbresh.info

Ky është postimi i plotë:

Ajo që më habit në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Presidentit është qëndrimi i opozitës parlamentare, më mirë të them, me habit mungesa e qëndrimit të tyre.

– A kanë ata opinion për zgjedhjen e presidentit nga populli?

– Pse nuk kërkojnë llogari për harxhimin e parave të shtetit për punën e komisionit kushtetues që duhet ta miratonte zgjedhjen popullore të kreut të shtetit?

– Nëse opozita, si pretendon, ka kandidatë të mirë dhe gëzon mbështetjen popullore, pse ajo nuk mban qëndrim për këtë çështje thelbësore?

– Pse nuk luftojnë ata për të patur institucione të forta që tani?

Pse nuk janë gati të garojnë ata dhe të testojnë popullaritetin e tyre, sa vlejnë?

Shpërndaje në rrjete sociale