Njeriu që nuk po ndalët së lobuari për shtetin e vet, z.Behgjet Pacolli njëherësh edhe ish-president i Kosovës, ditëve të fundit po qëndronte në Ugandë dhe Kenia për t’u takuar me shumë njerëz, që nga presidentët e vendete e përfaqësues të tjerë, për të siguruar notën verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Pacolli në llogarinë e tij në facebook ka publikuar një foto ku tregon gjithë procesin e lobimit duke filluar takimet nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Shteteve Islamike, Sekretari i Unionit Afrikan, deri të presidentët e shteteve respektove.
“Unë sapo u ktheva nga një qëndrim i shkurtër në Ugandë dhe Kenia. Arsyeja ishte, si gjithmonë, Kosova. Në Ugandë kisha takime me shumë njerëz, që nga presidenti i vendit e tutje.
Me ndërmjetësimin e miqve Hektor Cama dhe Artan Sevrani (që jetojnë dhe veprojnë në Nairobi), aty takova solicitorin kryesor të Kenias, Njer Muturi, i cili më premtoi aranzhimin e një takimi me Presidentin e vendit javën e ardhshme, ku do të diskutohet tema e njohjes së Kosovës.
Sa i vështirë është procesi i njohjeve, tregojnë këto foto, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Shteteve Islamike, Sekretari i Unionit Afrikan, deri të presidentët e shteteve respektive. Unë nuk do të ndalem…”, shkruan Pacolli.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...