Pacolli ngushëllon familjen Mramori, akuzon kryeministrin Mustafa

15:08 | 24 Qershor 2016
M. A.

Presidenti i AKR-së, z. Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen Mramori nga Kolovica për humbjen tragjike të dy fëmijëve 11 dhe 13 vjeçarë.

Ai është shprehur i zhgënjyer me qëndrim e qeverisë aktuale duke iu drejtuar kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa “Z. Kryeministër çka duhet me ndodhë tjetër që të zgjoheni nga agonia, të filloni ti trajtoni gjërat me shpirt, të filloni parandalimin e katastrofës ekologjike që po e kaplon ambientin e Kosovës.”, shkruan Pacolli në llogarinë e tij në Facebook. /Arbresh.info

Postimi i plotë:

Unë nuk kam fjalë për të përshkruar dhimbjen time për humbjen e dy fëmijëve të vegjël dje në Kolovicë të Prishtinës. Familjes Mramori i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë tragjedi, e cila ka prekur çdo qenie humane në vendin tonë.

Shumë herë ju kam tërheq vërejtjen se nuk është e mundur që një qeveri e tërë të rri indiferent ndaj shkatërrimit sistematik të ambientit. Në këtë veprimtari të pamëshirshme madje edhe pjesëtaret e qeverisë janë bërë komplicë të përhershëm.

z.Kryeministër çka duhet me ndodhë tjetër që të zgjoheni nga agonia, të filloni ti trajtoni gjërat me shpirt, të filloni parandalimin e katastrofës ekologjike që po e kaplon ambientin e Kosovës.

Shiqoni, Kryeministër çka po ndodhë me malet? Dilni pak e vetëm shiqoni malet e fushat si po shkatërrohen nga sponsorët tuaj, shiqoni shtratrat e lumejve, shiqoni si shkatërrohet çdo ditë pasuria publike, si shkatërrohen rrugët e sapondërtuara, për çka janë hargjuar mjete marramendës.

Çka duhet ende me ndodhë Kryeministër? A kemi mëshirë për qytetarët e mjerë se çfarë dëmi jeni duke u kauzuar atyre.

Kryeministër, ju dhe suita e juaj jeni duke shkatërruar këtë shoqëri nga menefregizmi dhe mosdija e juaj.

Kryeministër, unë jam duke grumbullar faktet me ilustrime të detajuara për dëmet që jeni duke ia bërë Kosovës, në të gjitha fushat dhe një ditë dikush duhet të jep përgjegjësi.

Shpërndaje në rrjete sociale