Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli do të qëndroj nesër e pasnesër për vizitë zyrtare në Bruksel.
Arbresh.info mëson se Pacolli do të takohet nesër me Komisionierin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, do të zhvilloj takime në selinë e NATO-së e po ashtu me eurodeputetë.
Ndërkohë, të premten, Pacolli do të takohet me përfaqësuesen e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Temat që do të diskutohen në këto takime kanë të bëjnë me agjendat e integrimit evropian, implementimin e MSA-së, vizat, dialogun Kosovë-Serbi dhe integrimin rajonal./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin