Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është duke marrë pjesë në Ministerialin e lirive fetare në Washington për të diskutuar mbi liritë fetare në mbarë botën.
Ai është ftuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Pacolli përmes një statusi në facebook tha se do të mbajë takime bilaterale me zyrtarë amerikanë dhe homolog për të çuar përpara objektivat e politikës së jashtme të Kosovës.
“Sot më ftesën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo duke marre pjesë në Ministerialin e Lirive Fetare për të diskutuar mbi liritë fetare në mbarë botën dhe për të mbajtur takime bilaterale me zyrtarë amerikanë dhe homolog për të çuar përpara objektivat e politikës së jashtme të Kosovës”, ka shkruar Pacolli, përcjell arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Sot më ftesën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo duke marre pjesë në Ministerialin e Lirive Fetare për të diskutuar mbi liritë fetare në mbarë botën dhe për të mbajtur takime bilaterale me zyrtarë amerikanë dhe homolog për të çuar përpara objektivat e politikës së jashtme të Kosovës. Sekretari Pompeo e hapi takimin për të shprehur mbështetjen amerikane për këtë iniciativë të rëndësishme.
Unë do të paraqes gjendjen në Kosovë dhe atë që kemi bërë në mbrojtje të lirive fetare si një nga vendet më të përparuara në Evropë dhe më gjerë.
Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave
Abdixhiku: Sali Çekaj ra për të mos vdekur kurrë
Lojtari i Mallorcës shfaqet me fanellën e Kosovës
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, shpallen në kërkim 5 per...